Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe ngrit 11 aktakuza kundër 13 personave

27.10.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar, shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe ngrit 11 aktakuza kundër 13 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar, shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kunder tre (3) personave për veprën penale “; 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.