Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit 6 aktakuza

22.06.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit 6 aktakuza Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar ndaj pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.