Prokuroria e Prizrenit ndalon dy të dyshuar dhe ngrit 8 aktakuza kundër 10 personave

13.09.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetepesë (65) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy të dyshuar dhe ngrit 8 aktakuza kundër 10 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetepesë (65) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një (1) personi si dhe, është janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.Ndërsa, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar, për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “Heqja po dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.