Prokuroria e Prizrenit ndalon 7 persona dhe ngrit 19 aktakuza kundër 27 të tjerëve

26.07.2022

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 7 persona dhe ngrit 19 aktakuza kundër 27 të tjerëve

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona të dyshuar, në tri raste të ndryshme. Ndërs, nga kjo prokurori janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar për 48 orë një (1) person i dyshuar për veprën penale “Tentim dhunimi”.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrëss zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Hakmarrja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Etiketat