Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 10 aktakuza

13.07.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 10 aktakuza

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në tri raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”,  ndërsa, dy (2) persona të dyshuar njëri shtetas serb dhe tjetri shtetas shqiptar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

Etiketat