Prokuroria e Prizrenit ndalon 16 persona dhe ngrit 4 aktakuza

06.10.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tridhjetepesë (35) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dhjetë (10) kërkesa për caktim të paraburgimit […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 16 persona dhe ngrit 4 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tridhjetepesë (35) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dhjetë (10) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj njëzet (20) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, po ashtu është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) të dyshuari. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë bastisur- kontrolluar nëntëmbëdhjetë (19) lokacione (vendbanime dhe lokale), dhe në cilësi të provave janë sekuestruar: para të gatshme, armë, municion, telefona mobil, llaptop, usb, cigare pa banderola dhe gjashtë vetura.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar, në katër (4) raste të ndara. Nga kjo prokurori është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, si dhe janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona, pasi i njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Fajdeja”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, Sulmi” , “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu, nga ky departament është ndaluar edhe një (1) person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara, për shkak se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Ngacmimi” ndërsa, i dyshuri tjetër ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.

Sekuestrimet:

Lidhur me arrestimin e trembëdhjetë (13) personave, është bërë kontrollimi dhe bastisja në nëntëmbëdhjetë (19) lokacione të ndryshme, dhe në cilësi të provave janë sekuestruar:

  • Para te gatshme – 55,388.00 euro (44,861.00 bankënota dhe 10.527.00  monedha të metalta);
  • Para të gatshme – 1,700.00   franga zvicerane;
  • Para të gatshme – 50,000.00 lek;
  • Para të gatshme – 100.00 dollar;
  • Para të gatshme – 1,320.00 dinar serb;
  • Dy (2) armë (një e shkurtë dhe një gjysmë- automatike);
  • Tridhjetë e nëntë (39) copë municion;
  • Njëzet e nëntë (29) telefona mobil;
  • Një (1) Kompjuter llaptop;
  • Dy (2) USB;
  • Treqind e pësëdhjetë (350) pako cigare pa banderola;
    • Gjashtë (6) vetura.