Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 12 aktakuza kundër 15 të tjerëve
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetetre (83) aktakuza kundër nëntëdhjeteshtatë (97) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë […]
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetetre (83) aktakuza kundër nëntëdhjeteshtatë (97) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.