Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 7 aktakuza kundër 7 të tjerëve

14.09.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 7 aktakuza kundër 7 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave.  Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar, për veprën penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri, për shkak të  dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, po ashtu ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.