Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 5 aktakuza kundër 15 të tjerëve

17.08.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.   Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dhjetë […]

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.  

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) të pandehurve për shkak se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Mashtrimi në vazhdim’’ nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Po ashtu, edhe nga Departamenti i Përgjithshëm, është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja” sipsa KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”;

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.