Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 4 aktakuza

15.09.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dhjetë (10) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 4 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dhjetë (10) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, në tri raste të ndryshme, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave. 

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer tri vepra penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Detyrimi”.

Ndërsa, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Po ashtu, nga ky departament janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri, për shkak të  dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, po ashtu ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.