Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 10 aktakuza

  • 05.10.2022
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 10 aktakuza

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tridhjeteshtatë (37) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar nëntë (9) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) të dyshuarve Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndryshme. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, susbtancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si dhe, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhënia e ryshfetit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë