Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 7 personave dhe ngrit 13 aktakuza kundër 17 të tjerëve

27.07.2022

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 7 personave dhe ngrit 13 aktakuza kundër 17 të tjerëve Foto: Ilustrim

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndryshme, njëri për shkak të dyshimit të bazuar se se ka kryer  veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”, ndërsa, personi i dytë është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, në dy raste të ndryshme:

Një (1) kërkesë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhunimi” dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.