Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 5 personave dhe ngrit 3 aktakuza

15.07.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 5 personave dhe ngrit 3 aktakuza Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar (i mitur), në kohëzgjatje prej 24 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për  shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) të mituri, i dyshuar në kryerjen e veprës penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) të dyshuar  në tri raste të ndryshme.

Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, dhe ,

Një (1) kërkesë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre 93) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

 Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.