Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 4 personave dhe ngrit 4 aktakuza
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë ushtruar njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj tre (3) […]
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë ushtruar njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndryshme, për shkak të veprave penale “Grabitja” dhe “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.
Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndryshme, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje “, sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fillimi i procedurës penale për veprat penale kundër pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.