Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 4 personave dhe ngrit 14 aktakuza kundër 19 të tjerëve

01.07.2022

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar tri (3) kërkesa përcaktimin  e paraburgimit për […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 4 personave dhe ngrit 14 aktakuza kundër 19 të tjerëve

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar tri (3) kërkesa përcaktimin  e paraburgimit për katër (4) persona dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.  

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së. 

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” nga neni 229 i KPRK-së dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.  

Aktakuzat:     

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.      

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së. 

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.                       

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së

Etiketat