Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 3 personave dhe ngrit 8 aktakuza

22.07.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetegjashtë (26) persona, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.    Prokuroria […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 3 personave dhe ngrit 8 aktakuza Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetegjashtë (26) persona, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.   

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                            

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.  

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” .

Po ashtu, ky department, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.  

Aktakuzat:     

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,    

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”.