Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 16 personave dhe ngrit 5 aktakuza

07.10.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar trembëdhjetë (13) kërkesa për caktim të paraburgimit […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 16 personave dhe ngrit 5 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar trembëdhjetë (13) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tridhjetenjë (31) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Nga kjo prokurori, janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, në katër raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, i dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Ndërsa, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ,“Fajdeja”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Sulmi”, “Detyrimi” dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së.

Po ashtu, nga ky departament, pranë gjykatës kompetente është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.