Prizrenasi rrah të dashurën shkaku i xhelozisë

21.06.2023

Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Dyshimet për tradhti e xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës fizike e psikike që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prizren, ku një person dyshohet […]

Prizrenasi rrah të dashurën shkaku i xhelozisë Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Dyshimet për tradhti e xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës fizike e psikike që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se 49-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i dashuri i saj e ka kapur për fyti, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari këtë e ka bërë për shkaqe xhelozie, sepse viktima është pronare e një kafeneje në Prizren dhe e njëjta ka komunikim me persona të tjerë. Ajo ka marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra.

36-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.