Prizren, vidhet një kasafortë me para për personat në nevojë

07.09.2023

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër vende të ndryshme. Një rast i vjedhjes është raportuar të mërkurën e 6 shtatorit në Policinë e Kosovës në Prizren, raporton SuharekaOnline. Sipas Policisë bëhet e ditur se një person ka raportuar se persona të dyshuar deri tani të panjohur, kanë […]

Prizren, vidhet një kasafortë me para për personat në nevojë Foto: © Hallka Marketing Agency

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër vende të ndryshme.

Një rast i vjedhjes është raportuar të mërkurën e 6 shtatorit në Policinë e Kosovës në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Sipas Policisë bëhet e ditur se një person ka raportuar se persona të dyshuar deri tani të panjohur, kanë vjedhur një kasafortë me para të cilat po mbildhëshin për personat në nevojë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë rast po kryhen hetime intensive.

Prizren 06.09.2023 – 06:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një kasafortë me te holla per personat ne nevoje. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.” thuhet në njoftimin e policisë.