Prizren, një femër sulmohet fizikisht nga një familjar i saj, ndërhynë policia

26.06.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Në Stacionin Policor në Prizren një femër ka raportuar se është sulmuar […]

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Në Stacionin Policor në Prizren një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një familjar i saj.

Sipas deklaratës së viktimës në polici thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur viktima dhe i dyshuari, ajo është sulmuar edhe fizikisht.

Policia e Kosovës bën të ditur se pas raportimit palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorisë janë liruar në prodecurë të rregullt.

“Prizren 25.06.2023-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.