Prizren, lëndohet rënd një person në vendin e tij të punës – dërgohet për trajtim mjekësor
Mungesa e mjeteve mbrojtëse në vendin e punës, pakujdesitë e ndryshme, ngarkesa e punëtorëve e shumë faktorë të tjerë janë shkaktarët që ndodhin incidentet në vende të ndryshme të punës. Incidentet në vendin e punës në Kosovë në shumë raste fatkeqësisht përveç lëndimeve kanë qenë edhe fatale, shkruan SuharekaOnline. Një rast i tillë është raportuar […]
Mungesa e mjeteve mbrojtëse në vendin e punës, pakujdesitë e ndryshme, ngarkesa e punëtorëve e shumë faktorë të tjerë janë shkaktarët që ndodhin incidentet në vende të ndryshme të punës.
Incidentet në vendin e punës në Kosovë në shumë raste fatkeqësisht përveç lëndimeve kanë qenë edhe fatale, shkruan SuharekaOnline.
Një rast i tillë është raportuar të mërkurën e 9 gushtit rreth orës 10:00 në Policinë e Kosovës në Prizren.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje gjatë ditës së mërkurë ka pranuar informacion se një person ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.
Lidhur me rastin në fjal policia bën të ditur se është njoftuar edhe Inspektorati i Punës, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
“Prizren, 09.08.2023 – 11:00. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në vendin e ti të punës është lënduar. Në lidhej me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit rast vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.