Prizren, kanosen zyrtarët policorë derisa ishin duke shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik

22.03.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë, kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë. Personat e dyshuar kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë derisa të njëjtit ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës […]

Prizren, kanosen zyrtarët policorë derisa ishin duke shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë, kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë.

Personat e dyshuar kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë derisa të njëjtit ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:10 në rrugën “William Walker” në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr.Wiliam Wolker,Prizren, 21.03.2022-13:10. Raportohet se dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë, kane kanosur dhe penguar zyrtaret policorë, përderisa të njëjtit ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.