Prizren, djali sulmon me thikë babain e tij, ikën nga shtëpia dhe i dërgon mesazhe kërcënuese

21.06.2023

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i…

Prizren, djali sulmon me thikë babain e tij, ikën nga shtëpia dhe i dërgon mesazhe kërcënuese

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në një familje në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë babanë e tij dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në Prizren ku bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje verbale një person ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Polcia poashtu ka bërë të ditur se viktima gjatë intervistimit ka pranuar dy mesazhe kërcënuese nga i dyshuari.

Rasti në fjalë ka ndodhur dje gjatë ditës së martë, i cili sipas policisë është duke u hetuar.

Prizren 20.06.2023-12:10.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima, gjatë intervistimit, nga i dyshuari ka pranuar dy mesazhe kërcënuese.  Rasti nën hetime.” thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketat

Ofertat e fundit