Prizren, djali rrah nënën e tij – viktima kërkon ndihmën e policisë

06.07.2023

Dhuna në familje është një prej shumë rasteve që raportohen në Policinë e Kosovës, e poashtu njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Rastet e tilla pothuajse raportohen çdo ditë dhe të njëjtat janë shqetësuese pasi që shumica e viktimave janë femra, shkruan SuharekaOnline. Një rast i dhunës në familje është raportuar […]

Prizren, djali rrah nënën e tij – viktima kërkon ndihmën e policisë Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është një prej shumë rasteve që raportohen në Policinë e Kosovës, e poashtu njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Rastet e tilla pothuajse raportohen çdo ditë dhe të njëjtat janë shqetësuese pasi që shumica e viktimave janë femra, shkruan SuharekaOnline.

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje gjatë ditës së mërkurë në Stacionin Policor në Prizren.

Një grua dje rreth orës 10:50 ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Sipas raportit të policisë thuhet se si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime trupore përçka edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se rasti në fjalë është në procedurë hetimore.