Policia vazhdon të dënojë qytetarët për mosrespektim të masave anti-COVID, 550 gjoba në 24 orët e fundit

31.01.2022

Qytetarët që nuk po i respektojnë masat anti-COVID janë duke u gjobitur nga policia. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 550 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19. Ndërkohë që numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje enorme. Aktualisht në vend janë 35 […]

Qytetarët që nuk po i respektojnë masat anti-COVID janë duke u gjobitur nga policia.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 550 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19.

Ndërkohë që numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje enorme.

Aktualisht në vend janë 35 mijë e 51 raste aktive me COVID-19.