Policia sekuestron një pushkë gjuetie dhe 14 fishekë në Korishë

20.01.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte ka sekuestruar një armë gjuetie, me leje të skaduar nga viti 2008, poashtu janë sekuestruar edhe 14 fishekë të pushkës së gjuetisë. Policia ka njoftuar se dje rreth orës 13:00 njësitet policore të Stacionit Policor në Prizren, për shkak të dyshimeve të bazuara dhe në […]

Policia sekuestron një pushkë gjuetie dhe 14 fishekë në Korishë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte ka sekuestruar një armë gjuetie, me leje të skaduar nga viti 2008, poashtu janë sekuestruar edhe 14 fishekë të pushkës së gjuetisë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 13:00 njësitet policore të Stacionit Policor në Prizren, për shkak të dyshimeve të bazuara dhe në vazhdim të hetimit të një rasti të mbështetur në procedura standarde të operimit kanë kryer një bastisje në shtëpinë e një personi të dyshuar në fshatin Korishë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se bastisja është kryer me urdhër gojor të prokurorit kujdestar.

“Sekuestrohet një pushkë gjuetie në Korishë, Prizren

Prizren, 19 Janar 2023

Me datë 19 Janar 2023, rreth orës 13:00, Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, për shkak të dyshimeve të bazuara dhe në vazhdim të hetimit të një rast mbështetur në Proceduarve Standarde të Operimit, kanë kryer një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Korishë,

Bastisja është kryer me urdhrin gojor të prokurorit kujdestar.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një armë gjueti me leje të skaduar nga viti 2008 dhe 14 fishke të pushkës së gjuetisë.

Arma dhe katër fishekët janë sekuestruar nga ana e krim teknikut.

Kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” .

Në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda rasti shkon me procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.