Policia në Prizren konfiskon 21.02 gram marihuanë, arrestohen dy persona

04.11.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar në Prizren. Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që gjatë një kontrolle të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar 21.02 gram marihuanë, transmeton SuharekaOnline. Policia e Kosovës në Prizren ka bërë të ditur […]

Policia në Prizren konfiskon 21.02 gram marihuanë, arrestohen dy persona Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar në Prizren.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që gjatë një kontrolle të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar 21.02 gram marihuanë, transmeton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Prizren ka bërë të ditur se janë konfiskuar edhe dy thika, një shufër metali dy telefona mobil dhe vetura e të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit në fjalë janë dërguar në mbajtje.

POSEDIM PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE Prizren 03.11.2022 – 07:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit atyre u janë gjetur dhe konfiskuar 21.02 gram marihuanë, dy thika, një shufër metali, dy telefona mobil dhe vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.