Policia me aksion në rajonin e Prizrenit, shqipton afër 200 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

01.09.2021

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, vazhdon me aktivitete e saja ne zbatim te vendimit te fundit te Qeverise se Republikës se Kosovës, të datës 28.08.2021. Në realizim të masave te përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren, ka ndërmarrë masa për kontroll duke zbatuar vendimin […]

Policia me aksion në rajonin e Prizrenit, shqipton afër 200 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, vazhdon me aktivitete e saja ne zbatim te vendimit te fundit te Qeverise se Republikës se Kosovës, të datës 28.08.2021. Në realizim të masave te përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren, ka ndërmarrë masa për kontroll duke zbatuar vendimin e Qeverisë se Kosovës.

Në aktivitetin e punës, zyrtarët policor gjatë 24 orëve kanë gjetur parregullsi dhe për këtë janë shqiptuar gjithsej 191 fletëparaqitje për mos respektim të masave për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar kërkesat nga vendimi i Qeverisë.

LEXO EDHE:  Rritje alarmante e shkeljeve të rregullave të qarkullimit, 2038 gjoba në 24 orë

Po ashtu gjate kësaj periudhe kohore janë shqiptuar edhe 211 gjoba ne trafik për kundërvajtje te ndryshme ndaj shkelësve te ligjit.

Andaj, Drejtoria Rajonale në Prizren, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe ditëve ne vijim, në parandalimin dhe respektimin e masave anti-COVID, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës se Kosovës!

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se ka persona, apo vende të ndryshme që nuk po respektohen masat anti-COVID-19, të raportojnë menjëherë policinë, apo stacionin më të afërt, apo mes linjës së telefonit 192 si dhe përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme sipas ligjit anti-COVID. Të dhënat e juaja do të ruhen në kofidencialitet të plotë!

Etiketat