Policia në aksion, gjobiten katër lëmoshë kërkuese në Prizren

14.04.2022

Sipas policisë, tri janë shtetase të Shqipërisë, teksa një është e shtetase e Kosovës. Shtetaset e Shqipërisë sipas policisë janë depërtuar në Shqipëri, ndërsa kosovares i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro. Njoftimi i plotë: ’Gjobiten Lëmoshë kërkuesit në Prizren’’ Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet policore Prizren kanë vazhduar aksionin e […]

Policia në aksion, gjobiten katër lëmoshë kërkuese në Prizren Foto: Ilustrim

Sipas policisë, tri janë shtetase të Shqipërisë, teksa një është e shtetase e Kosovës.

Shtetaset e Shqipërisë sipas policisë janë depërtuar në Shqipëri, ndërsa kosovares i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro.

Njoftimi i plotë:

’Gjobiten Lëmoshë kërkuesit në Prizren’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet policore Prizren kanë vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër persona ku tre prej tyre janë nga Republika e Shqipërisë dhe njëri i është shtetas i Republikës se Kosovë me banim në Prizren e të cilët janë:

– M.A. f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë së bashku me dy fëmijët e saj në mënyrë të bezdisshme në qendrën tregtare “Galeria” në Prizren.

– A.D. f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë me tre fëmijët e saj në mënyrë të bezdisshme në qendrën tregtare ,,ETC” në Prizren.

– M.G. f/r/sh ,e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në qendrën tregtare ,,ABI Plus” në Prizren.

– K.Z e lindur me 1965 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në qendrën tregtare ,,ETC” në Prizren.

Personat janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore. Në mungesë të dokumentacionit përkatës te gjithë janë depërtuar ne Republikën e Shqipërisë. Ndërsa K.Z i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro.