Policia me Plan Operativ “Kontrolli i shtuar i transportit publik”, shqipton mbi 700 gjoba

13.12.2021

Policia ka vazhduar zbatimin e Planit Operativ “Kontrolli i shtuar i transportit publik “, gjatë periudhës kohore 01 Dhjetor – 12 Dhjetor 2021. Gjatë kësaj periudhe kohore janë kontrolluar 1901 mjete të transportit publik të udhëtarëve dhe janë shqiptuar 745 gjoba për persona fizik dhe 19 gjoba për persona juridik. Duke pasur parasysh se jemi […]

Policia me Plan Operativ “Kontrolli i shtuar i transportit publik”, shqipton mbi 700 gjoba Foto: Ilustrim

Policia ka vazhduar zbatimin e Planit Operativ “Kontrolli i shtuar i transportit publik “, gjatë periudhës kohore 01 Dhjetor – 12 Dhjetor 2021.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë kontrolluar 1901 mjete të transportit publik të udhëtarëve dhe janë shqiptuar 745 gjoba për persona fizik dhe 19 gjoba për persona juridik.

Duke pasur parasysh se jemi në sezonin dimëror, policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor nga të gjithë pjesëmarrësit, në të kundërtën do të ndërmerren masa ligjore për një siguri më të madhe rrugore.