Policia me apel tek qytetarët për respektim të masave anti-COVID

17.04.2021

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët për respektim të masave anti-COVID. Patrullat policore angazhohen gjithandej vendit në çdo kohë, duke kryer detyrat policore dhe duke u angazhuar për të zbatuar ligjet e vendit. “Zbatimi i Ligjit Anti-COVID-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen […]

Policia me apel tek qytetarët për respektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët për respektim të masave anti-COVID.

Patrullat policore angazhohen gjithandej vendit në çdo kohë, duke kryer detyrat policore dhe duke u angazhuar për të zbatuar ligjet e vendit.

“Zbatimi i Ligjit Anti-COVID-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik!”, thuhet në njoftimin e Policsë së Kosovës.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 520 raste të reja me COVID-19, prej tyre 5 në Komunën e Suharekës.