Policia me aksion, vetëm dje shqiptoi mbi 150 dënime për tejkalim shpejtësie

10.12.2021

“Gjatë aksionet janë dënuar 155 shoferë, ndërsa 13 prej tyre kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Ata shtojnë se 56 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, […]

Policia me aksion, vetëm dje shqiptoi mbi 150 dënime për tejkalim shpejtësie Foto: Ilustrim

“Gjatë aksionet janë dënuar 155 shoferë, ndërsa 13 prej tyre kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ata shtojnë se 56 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 99 prej tyre jashtë vendbanimeve.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.