Plani operativ “Goditja”, Policia në Prizren arreston 6 persona e konfiskon 10 armë

12.08.2023

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në vazhdën e zbatimit të planit operativ ,,Goditja 2023” po vazhdon në realizimin e detyrave dhe angazhimeve të cilat dalin nga ky plan. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se Policia në Prizren ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione te ndryshme që […]

Plani operativ “Goditja”, Policia në Prizren arreston 6 persona e konfiskon 10 armë Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në vazhdën e zbatimit të planit operativ ,,Goditja 2023” po vazhdon në realizimin e detyrave dhe angazhimeve të cilat dalin nga ky plan.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se Policia në Prizren ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione te ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

Tutje në njoftim thuhet se nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023  janë kontrolluar 1,074  automjete, legjitimuar 1,646 persona, kontrolluar 26 lokale të ndryshme, janë konfiskuar 10 armë të ndryshme, janë arrestuar  6 persona.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se angazhimet në realizimin detyrave që dalin nga ky plan operativ do të vazhdojnë edhe më tutje.