Persona të panjohur ia marrin kuletën një femre në Prizren, policia njofton se rasti është duke u hetuar

30.12.2022

Rastet e vjedhjeve në vende të ndryshme në Kosovë nuk janë të rralla, ato kohëve të fundit kanë filluar të shpeshtohen, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë. Rastet kur hajdudët tentojnë dhe vjedhin gjë sende të vlefshme nga viktimat ka filluar që të ndodhin edhe në hapsirat pubilke. Së fundmi në rast […]

Persona të panjohur ia marrin kuletën një femre në Prizren, policia njofton se rasti është duke u hetuar Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve në vende të ndryshme në Kosovë nuk janë të rralla, ato kohëve të fundit kanë filluar të shpeshtohen, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.

Rastet kur hajdudët tentojnë dhe vjedhin gjë sende të vlefshme nga viktimat ka filluar që të ndodhin edhe në hapsirat pubilke.

Së fundmi në rast i tillë ka ndodhur edhe në qytetin e Prizrenit.

Në mbrëmjen e së enjtes një femër ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugë, dy persona të dyshuar të cilët ishin të panjohur për të i kanë marrë kuletën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar dhe se deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.

Ndryshe, sipas Kodit Penal, kushdo që kryen vjedhje duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme apo të vrazhdë dënohet me gjobë dhe me burgim prej 3 deri në 7 vjet.