Përfshihet nga zjarri një automjet në Prizren

27.06.2023

Të hënën një automjet në Prizren është përfshirë nga zjarri. Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës së hënë rreth orës 16:45 një automjet në rrugën “Haki Ismajli” në Prizren është përfshirë nga zjarri deri sa ishte në lëvizje, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të policisë thuhet se ankuesi ka raportuar se derisa ka […]

Përfshihet nga zjarri një automjet në Prizren Foto: Ilustrim

Të hënën një automjet në Prizren është përfshirë nga zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës së hënë rreth orës 16:45 një automjet në rrugën “Haki Ismajli” në Prizren është përfshirë nga zjarri deri sa ishte në lëvizje, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se ankuesi ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me automjetin e tij për një moment ka vërejtur se vetura e tij ka filluar të përfshihet nga zjarri, shkaku i së cilit nuk dihet ende.

Poashtu, ende nuk është bërë e ditur se sa është vlera e dëmit të shkaktuar në automjet dhe nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.