Pasi vërejti policët, e hodhi pistoletën në oborr dhe arratiset i dyshuari nga Prizreni

01.06.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka vërejtur zyrtarët policorë, ka hedhur një pistoletë në një oborr dhe ka ikur. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala” në Prizren. Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pistoleta […]

Pasi vërejti policët, e hodhi pistoletën në oborr dhe arratiset i dyshuari nga Prizreni Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka vërejtur zyrtarët policorë, ka hedhur një pistoletë në një oborr dhe ka ikur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pistoleta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rr. Besim Shala, Prizren 31.05.2022 – 18:15. I dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka vërejtur zyrtarët policorë, ka hedhur një pistoletë në një oborr dhe ka ikur. Pistoleta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.