Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Kosovës dënon 10 qytetarë

02.07.2021

Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me ndëshkimin e të gjithë atyre që nuk respektuan masat anti-COVID. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është zvogëluar, duke […]

Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me ndëshkimin e të gjithë atyre që nuk respektuan masat anti-COVID.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është zvogëluar, duke e krahasuar me ditët tjera të kësaj jave.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka dënuar 10 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.