Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia dënon mbi 480 qytetarë

29.01.2022

Policia e Kosovës po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 483 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19. Ndërkohë që numri i vdekjeve […]

Policia e Kosovës po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 483 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19.

Ndërkohë që numri i vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje enorme.

Aktualisht në vend janë 31 mijë e 21 raste aktive me COVID-19.