Një person arrestohet për posedim të narkotikëve dhe armëve në Prizren

  • 02.03.2023
Një person arrestohet për posedim të narkotikëve dhe armëve në Prizren

Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik të mërkurën në Prizren ka kryer një bastisje në shtëpinë e një personi (i dyshuar) ku gjatë kryerjes së bastisjes janë gjetur armë dhe substanca narkotike.

Sipas një njoftimi, thuhet se janë konfiskuar dy pistoletë me karikator dhe fishekë, si dhe qese plastike, foli plastike, etj.

“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim: 6 qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.  


Dy peshore digjitale, pistoletë me karikator me 3 fishek brenda, pistoletë me njё  karikator me 4 fishek, 7 fishekë kalibër i panjohur, 152 qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike, 40 stega plastike, dy rolle me foli plastike, njё rolle foli alumini, para në vlerë prej 2,880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë