Një muaj paraburgim ndaj një personi nga Suhareka, në lokal gjuajti me shishe birre dhe nxori nga brezi armën

02.02.2022

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 31.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 01.03.2022, ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka […]

Një muaj paraburgim ndaj një personi nga Suhareka, në lokal gjuajti me shishe birre dhe nxori nga brezi armën Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 31.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 01.03.2022, ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer veprat penale:

– Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1,
– Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1, dhe
– Kanosja nga neni 181 par. 1 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Deri më datë 31 janar 2022, në kundërshtim me ligjin mbi armët mbanë në posedim armën – pistoletën e tipit “Glock 17” Austria,, dhe gjashtëmbëdhjetë (16) fishekë të kalibrit 9mm të vendosur në karikator.

Me datë 31 janar 2022, në orët e mbrëmjes në Prizren, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa ishte duke qëndruar në lokal gjuan me shishe bire në drejtim të një personi në lokal dhe  nxjerrë pistoletën nga brezi, ku ndërhynë pronari duke kërkuar ta lëshon armën, me ç ‘rast arma shkrep dhe vetë i pandehuri lëndohet në gishtin tregues të dorës së majtë dhe në këmbën e majtë, me çka në vend publik shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve.

Më datë, vend dhe kohë të njëjtë si më lart me rastin e intervenimit të zyrtarëve policor i njëjti ka shfaqur rezistencë aktive dhe me rastin e vendosjes së prangave i është kanosur zyrtarit policor – të dëmtuarit, duke iu drejtuar me fjalët “ju njoh të gjithëve, ………., kam me ju vra”, i cili edhe pas trajtimit mjekësor ka përsëritur kërcënimet e njëjta.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, dhe me qëndrimin e të pandehurit në liri, ai mund arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, për shkak të natyrës së rëndë të veprave penale për të cilat dyshohet.

Gjithashtu duke marrë parasysh peshën e veprave penale,  faktin se kemi të bëjmë me të pandehurin i cili në vend publik, në prezencën e qytetarëve, ka ndërmarrë veprimet kundërligjore, me çka ka rrezikuar jetën e njerëzve.  Po ashtu i pandehuri pas gjithë këtyre veprimeve nuk është nënshtruar urdhrave të zyrtarit policor me rastin e prezantimit në vendin e ngjarje, me ç ’rast edhe të njëjtin ka kërcënuar, po ashtu raportet e acaruara me pronarin e lokalit, të gjitha këto e arsyetojnë dyshimin se i pandehuri me lënien në liri mund të përsërisë veprat penale të kësaj natyre pasi që në vazhdimësi ka ndërmarrë veprime kundërligjor, këto veprime tregojnë vendosmërinë e tij për kryerjen e veprave penale, kjo tregon rrezikun se i njëjti mund të përsëris veprat penale, prandaj caktimi i masës së paraburgimit nga kjo bazë ligjore është i bazuar dhe domosdoshëm për zhvillimin e rregull të procedurës penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.