Ngacmohet një vajzë e mitur në Prizren, policia fillon hetimet

  • 01.02.2023
Ngacmohet një vajzë e mitur në Prizren, policia fillon hetimet

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumicën e rasteve viktima po del të jenë edhe të miturat.

Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në Prizren, Prokuroria ka nisur hetimet.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje rreth orës 14:00 kanë pranuar infromacion se një femër derisa ka qenë në rrugë është përcjellur nga një person i dyshuar.


Policia poashtu, njofton se në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ku edhe janë duke u ndërmarr veprime hetimore.

Prizren 31.01.2023-14:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë në rrugë është përcjellë nga një person i dyshuar mashkull. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ku edhe janë duke u ndërmarr veprime hetimore.” thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, nga burimet e Sinjalit në Prokurorinë e Prizrenit është bërë me dije se vajza e mitur ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se është ndjekur nga një person i panjohur i moshës madhore.

Bazuar në dëshminë e saj, derisa ajo ka qenë duke shkuar për vizitë te xhaxhai i saj, i dyshuari e ka përcjellur në çdo hap deri në momentin kur ka hyrë brenda një marketi.

I dyshuari edhe aty ka shkuar pas saj, duke i kërkuar shitëses që gjërat të cilat i ka marrë vajza, do t’i paguajë ai. Për ngacmimin nga i dyshuari, e mitura ka njoftuar shitësen duke thënë se ndjehet e frikësuar.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë