Mosmarrëveshjet përfundojnë me “grushte” në Prizren – Të mërkurën u raportuan dy raste të sulmeve fizike

03.08.2023

Mosmarrveshjet për raste të ndryshme mes qytetarëve në shumë raste përfundojnë edhe me sulme fizike, ku shkaktohen edhe lëndime trupore. Dy raste të tilla të tilla kanë ndodhur dje gjatë ditës së mërkurë në Prizren, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur në fshatin Manastric të Prizrenit […]

Mosmarrëveshjet përfundojnë me “grushte” në Prizren  – Të mërkurën u raportuan dy raste të sulmeve fizike Foto: Ilustrim

Mosmarrveshjet për raste të ndryshme mes qytetarëve në shumë raste përfundojnë edhe me sulme fizike, ku shkaktohen edhe lëndime trupore.

Dy raste të tilla të tilla kanë ndodhur dje gjatë ditës së mërkurë në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur në fshatin Manastric të Prizrenit dje rreth orës 17:00, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e sulmit fizik nga një person tjetër.

Policia njofton se dy persona të dyshuar janë rrahur mes vete, e si pasojë njërit prej tyre i është ofruar ndihma e parë pasi që ka pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori kujdestar si dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Fsh. Manastirc, Prizren, 02.08.2023-17:00.Dy te dyshuar meshkuj  kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e rrahjes, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, rasti i dytë policia njofton se ka ndodhur në rrugën “Esat Haskuka” në Prizren, rreth orës 18:00, ku thuhet se tre persona të dyshuar janë përleshur fizikisht mes veti, shkaku i një mosmarrëveshje në trafik.

Policia bën të ditur se dy persona kanë sulmuar fizikisht një tjetër, të cilit si pasojë e lëndimeve i është ofruar ndihma mjekësore.

Poashtu, thuhet se edhe rasti i dytë, i inicuar si “lëndim i lehtë truporë” është duke u hetuar nga policia.

Rr. Esat Haskuka, Prizren, 02.08.2023-18:00 Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar,  pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të pa njohur për të. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti në hetime.” thuhet në njoftimin e policisë.