Mbi 303 mijë gjoba u shqiptuan brenda një viti për shkelësit e masave anti-COVID

22.12.2021

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të vendit po vazhdojnë të mosrespektojnë masat e vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore për kontrollin, luftimin dhe parandalimin e COVID-19. Janë duke u bërë dy vite që kur Kosova ashtu edhe shtetet e tjera të botës po ballafaqohen me virusin COVID-19 dhe vazhdimisht po marrin masa kufizuese për […]

Mbi 303 mijë gjoba u shqiptuan brenda një viti për shkelësit e masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të vendit po vazhdojnë të mosrespektojnë masat e vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore për kontrollin, luftimin dhe parandalimin e COVID-19.

Janë duke u bërë dy vite që kur Kosova ashtu edhe shtetet e tjera të botës po ballafaqohen me virusin COVID-19 dhe vazhdimisht po marrin masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Që kur janë paraqitur rastet e para të infektimeve me COVID-19, policia është shprehur e gatshme për realizimin e detyrave konkrete në të gjithë territorin e Kosovës.

Kështu duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pikat kufitare, etj., po ashtu duke përfshirë këtu edhe shqiptimin e gjobave ndaj personave që nuk zbatojnë këto masa.

Policia e Koosvës ka bërë të ditur se nga data 28 gusht e vitit të kaluar, e deri më 19 dhjetor të këtij viti kanë shqiptuar 303,023 gjoba për moszbatim të masave anti-COVID.

“Nga data 28.08.2020 deri 19.12.2021 janë shqiptuar 303,023 fletëparaqitje (tiketa) në bazë të ligjit anti-COVID-19”, njofton Policia.

Policia e Kosovës poashtu përveç angazhimeve operacionale në terren,  është angazhuar edhe në parandalim me fushata dhe publikime vetëdijësuese.

“Referuar vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe referuar  planifikimeve operacionale,  Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ndërmerr sipas vendimit të Qeverisë, në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit të paraparë”, thuhet në përgjigjen e Polcisë për rtv21.tv

Dënimet për gjobat sillen nga 2000 euro deri në 35 euro. Masat ndëshkuese për ata që shkelin oraret e përcaktuara të lëvizjes dënimet sillen nga 500 euro.

Më poshtë mund të gjeni dënimet për mosrepsketim të gjitha masave që parasheh ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës.

LIGJI_NR._07_L-006__PER_PARANDALIMIN_DHE_LUFTIMIN_E_PANDEMISE_COVID-19_NE_TERRITORIN_E__REPUBLIKES_SE_KOSOVES