Mbani maskat, policia po vazhdon të dënojë qytetarët për mosrespektim të masave anti-COVID

03.02.2022

Për qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19, policia nuk po kursehet, kështu duke i gjobitur për shkeleje të masave anti-COVID. Njësitet policore në Kosovë, çdo ditë po vazhdojnë me vijimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar […]

Mbani maskat, policia po vazhdon të dënojë qytetarët për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Për qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19, policia nuk po kursehet, kështu duke i gjobitur për shkeleje të masave anti-COVID.

Njësitet policore në Kosovë, çdo ditë po vazhdojnë me vijimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 414 qytetarë për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Policia e Kosovës e institucionet tjera shëndetësore e shtetërore kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.

Kujtojmë se me masat anti-COVID që janë në fuqi është vazhduar kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Po ashtu, sipas masave, mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme.