Lëndohen fizikisht dy azilkërkues në Duhël, njëri përfundon në QKUK

02.03.2021

Në mbrëmjen e së hënës në Policinë e Kosovës në Suharekë është raportuar për dy persona të lënduar. Të hënën rreth orës 19:05 Policia e Kosovës në Suharekë është informuar se dy persona të cilët janë azilkërkues dhe se të njëjtit kishin qenë nën ndikimin e alkoolit janë lënduar fizikisht. Lajmin për SuharekaOnline e ka […]

Lëndohen fizikisht dy azilkërkues në Duhël, njëri përfundon në QKUK Foto: Ilustrim

Në mbrëmjen e së hënës në Policinë e Kosovës në Suharekë është raportuar për dy persona të lënduar.

Të hënën rreth orës 19:05 Policia e Kosovës në Suharekë është informuar se dy persona të cilët janë azilkërkues dhe se të njëjtit kishin qenë nën ndikimin e alkoolit janë lënduar fizikisht.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka treguar se dy azilkërkuesit janë shtetas të Marokut.

Osmanollaj ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Duhël të Suharekës rreth orës 19:05 ku edhe ka bërë të ditur se dy personat në fjalë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se të njejtit janë lënduar fizikisht. Tutje ai ka bërë të ditur se njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

”Me datë 01 mars 2021 rreth orës 19:05, policia është informuar për dy persona të lënduar dhe nën ndikimin e alkoolit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjës dhe ka kuptuar se të lënduarit janë shtetas të Marokut dhe njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor” ka thënë Osmanollaj.

Ai gjithashtu ka treguar se rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve në Suharekë për lëndim të rëndë trupor dhe gjithashtu është njoftuar njësia për migrim dhe të huaj të cilët janë duke u marr me rastin e migrimit ilegal.

Tutje Osmanollaj ka thënë se për këtë rast ende nuk ka ndonjë person të dyshuar pasi që dy personat në fjalë kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe shkaku i gjuhës që ata e flasin nuk kanë mundur që të kuptojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur.