Gjermani, më shumë se 300 mijë persona aplikuan për azil në vitin 2023

09.01.2024

351 mijë e 951 njerëz kanë aplikuar për azil në Gjermani, gjatë vitit 2023, njoftoi Zyra Federale e Gjermanisë për Migracionin dhe Refugjatët. Kjo është një rritje prej 51.1% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i azilkërkuesve erdhi nga Siria, 104 mijë e 561 aplikime, të ndjekur […]

Gjermani, më shumë se 300 mijë persona aplikuan për azil në vitin 2023 Foto: Ilustrim

351 mijë e 951 njerëz kanë aplikuar për azil në Gjermani, gjatë vitit 2023, njoftoi Zyra Federale e Gjermanisë për Migracionin dhe Refugjatët. Kjo është një rritje prej 51.1% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i azilkërkuesve erdhi nga Siria, 104 mijë e 561 aplikime, të ndjekur nga shtetasit turq me 62 mijë e 624 kërkesa për azil dhe 53 mijë e 582 afganë.

Migrimi vazhdon të jetë një problem i madh politik për qeverinë aktuale dhe një temë debati në Gjermani.

Për të frenuar numrin e emigrantëve në vend, qeveria është përpjekur të lehtësojë dëbimet e azilkërkuesve të pasuksesshëm dhe të ashpërsojë dënimin e njerëzve që kontrabandojnë emigrantë.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser thotë se “shifrat e azilit për vitin 2023 tregojnë se ne duhet të vazhdojmë vazhdimisht kursin tonë për të kufizuar migrimin e parregullt”.

“Ne i mbrojmë njerëzit nga lufta dhe terrori,” theksoi ajo. “Nga ana tjetër, ata që nuk kanë nevojë për mbrojtje duhet të largohen edhe nga vendi ynë”, tha Faeser.