Korishë, një person kanos punëtorin e Drejtorisë për Pylltari, motivi ndërlidhet me konfiskimin e druve që janë prerë ilegalisht

07.09.2022

Një rast i kanosjes është raportuar në stacionin policor në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull  kosovar ka kanosur viktimën mashkull  kosovar punëtor i  Drejtorisë për Pylltari në Kuvendin Komunal në Prizren. Motivi i incidentit ndërlidhet me konfiskimin e një sasie të druve të cilat janë prerë […]

Korishë, një person kanos punëtorin e Drejtorisë për Pylltari, motivi ndërlidhet me konfiskimin e druve që janë prerë ilegalisht Foto: Ilustrim

Një rast i kanosjes është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull  kosovar ka kanosur viktimën mashkull  kosovar punëtor i  Drejtorisë për Pylltari në Kuvendin Komunal në Prizren.

Motivi i incidentit ndërlidhet me konfiskimin e një sasie të druve të cilat janë prerë ilegalisht nga i dyshuari dhe janë konfiskuar nga ana e viktimës (zyrtarit të Drejtorisë së Pylltarisë).

Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën e 5 shtatorit rreth orës 16:04 në fshatin Korishë të Prizrenit.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.

“Fsh. Korishë, Prizren 05.09.2022 – 16:04. I dyshuari mashkull  kosovar ka kanosur viktimën mashkull  kosovar punëtor i  Drejtorisë për Pylltari në Kuvendin Komunal në Prizren. Motivi i incidentit ndërlidhet me konfiskimin e një sasie të druve të cilat janë prerë ilegalisht nga i dyshuari dhe janë konfiskuar nga ana e viktimës (zyrtarit të Drejtorisë së Pylltarisë). Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.