Kanosi një familjare, prizrenasi arrestohet dhe ndalohet për 48 orë në polici

23.06.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Një femër në Prizren ka raportuar në Policinë e Prizrenit se pas […]

Kanosi një familjare, prizrenasi arrestohet dhe ndalohet për 48 orë në polici Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Një femër në Prizren ka raportuar në Policinë e Prizrenit se pas një mosmarrëveshje me një familjar, viktima është fyer dhe kanosur, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Prizren bën me dije se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prizren 22.06.2023 – 14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar e kishte fyer dhe kanosur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.” thuhet në njoftimin e policisë.