Goditet një rrjet i drogës, ka edhe të arrestuar

10.02.2022

Gjithashtu, nga policia është bërë e ditur se ka edhe të arrestuar. Me këtë rast është ftuar edhe një konferencë e jashtëzakonshme për të bërë të ditur detajet e këtij operacioni. Kjo konferencë do të mbahet në orën 14:00. “Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Policia e […]

Goditet një rrjet i drogës, ka edhe të arrestuar Foto: Ilustrim

Gjithashtu, nga policia është bërë e ditur se ka edhe të arrestuar.

Me këtë rast është ftuar edhe një konferencë e jashtëzakonshme për të bërë të ditur detajet e këtij operacioni.

Kjo konferencë do të mbahet në orën 14:00.

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor.

Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.