Gjuajti me kallash në një lokal në Lubizhdë, arrestohet i dyshuari

26.05.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhej e ditur se më 11 maj i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri brenda një lokali i cili ishte duke u bërë gati për hapje. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 maj rreth orës 21:00 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Nga Policia kishin njoftuar se […]

Gjuajti me kallash në një lokal në Lubizhdë, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhej e ditur se më 11 maj i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri brenda një lokali i cili ishte duke u bërë gati për hapje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 maj rreth orës 21:00 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Nga Policia kishin njoftuar se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe se rasti është nën hetime.

Ndërsa tani përmes një raporti shtesë, Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin, dje më 25.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

PK-ja ka bërë të ditur se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM / Fsh. Lubizhdë, Prizren, 11.05.2022 – 21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri brenda një lokali i cili ishte duke u bërë gati për hapje. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”, thuhej në raportin e PK-së.

Raporti shtesë: “PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Lubizhdë, Prizren 11.05.2022 – 21:00. Në lidhje me rastin është raportuar se më 25.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.